Kosova është subjekt, të trajtohet si palë dhe jo si plaqkë e objekt

17.03.2019 14:17:26

Nga: Fatmir Bajraj

Procesi s’ka këmbë, e pa këmbë, s’ka ecje…
N’Bruksel s’ka dialog e as negociata, por bisedime me hile !
Kosova n’bisedime të Brukseli, ashtu siq s’do duhej t’ishte…
Këto bisedime nuk kanë dy palë të definuara n’tavolinë, ngase Kosova e 17 shkurtit 2008 nuk është palë n’tryezën e bisedimeve, por është nxjerrë n’tryezë si plaçkë, si pre, dhe nga një prizm tjetër edhe si trofe që duhet t’a ndajnë armiqtë e Kosovës ; Serbi & Rusi, sikur n’Kongresin e Berlinit të vitit 1878 e n’Konferencën e Ambasadorëve në Londer në vitin 1913.
-Brukseli si “lehtësues”, këto bisedime i trajton si bisedime të Beogradit & Prishtinës dhe jo si dialog n’mes të Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës, pra, jo si dialog të palëve t’barabarta, jo si negociata n’mes të dy shteteve, çfarë realisht do duhej t’ishte dhe trajtuar nga Brukseli zyrtar.
– Brukseli zyrtar, trajton Kosovën nga prizmi i 5 vëndeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, dhe jo nga akti i pvarësimit t’saj dhe legjitimimit nga ana e GJND-së, absurd i llojit sui generis !
Pozicioni neutral ndaj statusit nga ana e Brukselit, n’fakt s’është gjë tjetër, veqse pozicion i një-anshëm, është pozicion i mosnjohjës se pavarësisë së Kosovës, dhe është pozicion pro-Serbisë, përkatsisht pro agresorit e kundër viktimes.
– Bisedimet e Brukselit nuk kanë për synim t’a bëjnë Kosovën të ecën tutje n’këmbët e veta, por t’a gjymtojnë, t’a dëmtojnë dhe hendikepojnë në atë masë sa ecja tutje, jo vetëm t’i veshtirësohet, por t’i bëhët e pamundur…!
– Procesi i mbrapsht, s’mund t’prodhoj produkt të mbarë…!

E si do duhej t’ishte i gjithë ky proces i pakrye ?

Pas vendimit të GJND-së, Brukseli zyrtar do duhej që Kosovën dhe Serbinë t’i njihte e trajtonte si palë t’barabarta n’bisedime, si dy vende t’lira, t’pavarura e sovrane, dhe ulja n’tavolinë e palëve do ishte dialog, ngase vetëm bisedimet e palëve të barabarta janë dhe quhen dialog dhe asesi ndryshe…!?

“Neutraliteti” i BE-së me hile dhe komplotist.
– Njohja e njerës dhe mosnjohja e tjetrës ; s’është pa-anësi dhe neutralitet, por mbajtje ane, mbeshtetje e njërës dhe dëmtim i tjetrës, pra ; favorizimi i agresorit n’dëm të viktimës, në atë masë sa që edhe palët të ndrrojnë vendet, pra Kosova të trajtohet e shihet si agresor e Serbia si viktimë, edhe ky një absurd i llojit sui-generis.
A ishte kurth (lak) që bisedimet e pas vendimit të GJND-së të quhen teknike dhe t’përfundojnë ne më shumë se sa politike dhe në ndarje e copëtim të Kosovës si kerkesë kontekstuale të një marveshje kompromisi të palëve : “Serbia s’mund t’a mbajë gjithë Kosovën, dhe as Kosoves nuk i takon e tëra”…!
– Andaj, duhet një kompromis i palëve sipas kësaj logjike, ku Serbia merr atë që do, dhe Kosova dhe shqiptarët, atë që u mbetët, kaq…!
Kjo është marrveshje e “palëve” se jo mahi, edhe ky absurd tjetër i llojit sui-generis !

Pse Kosova pranoj të ulet në Bruksel në bisedimet “teknike”, pa u trajtuar si palë e barabartë, pa e pranuar dhe njohur BE-ja aktin e pavarësisë së Kosovës dhe vendimin e GJND-së ?
Pa e njohur Serbia,  Kosovën de fakto të çliruar dhe dejure pas akteve të pavarësisë dhe atë të inicuar e kerkuar nga ana e vetë Serbisë, për shpalljën e “një-anshme” të pavarësisë së saj në GJND ?!
A ishte konstrukti i duhur dhe i nevojshëm i këtyre bisedimeve të cilat ; në vend të atyre teknike, u orientuan : fund e krye në bisedime për qështjët e brëndshme të Kosovës dhe ekskluzivisht në vetëm këto qeshtje të cilat s’do duhej fare t’sillëshin e t’pranoheshin n’tavolinën e bisedimeve.

Ku shpije ky proces i këtij formati e konstrukti ?
Konsideroj se epilogu mund t’rezultoj me kompromis të dhimshëm për Kosovën që supozon ndarjën dhe copëtimin e Kosovës deri në atë mas , sa t’knaqë orekset hegjemoniste serbe, dhe Serbisë t’i hapët rrugë drejtë integrimeve n’BE, derisa Kosovës së gjymtuar s’do i nevojitej as rruga e hapur e cila më s’do mund t’ecte n’këmbët e veta, dhe alernative tjetër ;
– Kosova t’vazhdoj pafundësisht bisedimet me Serbinë në Brukselin “lehtësues” deri sa t’konsumohet e tëra dhe Serbia t’bëhet faktor krucial për fatin tonë dhe t’Ballkanit.

Bindja ime e fuqishme :
Fryma, konstrukti dhe formati i bisedime t’ndryshoj katërcipërisht, kështu që :
BB-ja t’leshoj menjiherë pozicionin “neutral ndaj statusit”, pra ; t’njeh dhe trajtoj njësoj palët : si Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë dhe jo si Beogradi e Prishtina, dhe ;
– Serbia t’a njoh realitetin e pas 12 qeshorit 1999, dhe akteve tjera të sipërpërmendura, pra t’njoh pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin teritorial të Republikës së Kosovës, dhe më pas t’ulëm n’tavolinën e bisedimeve si palë në dialog, duke respektuar njëri tjetrin dhe provuar zgjidhjën e shumë qeshtjeve t’hapura të kohes së pushtimit klasik dhe agresionit gjenocidal mbi Kosovën dhe shqiptarët.

Përndryshe, s’ka dialog e as negociata pa qenë palë.