Kosova gjen golin dhe lojën, por humbet ndaj Islandës

24.03.2017 22:56:22

Kosova gjen golin e parë në “Loro Borici”, të dytin në këto eliminatore por ende jo fitoren. Skuadra e Bunjakit e përforcuar me emra të rëndësishëm si Nuhiu dhe Besart Berisha, u mund 1-2 nga Islanda, që tregoi më shumë pjekuri ndaj një skuadre me shumë cilësi por edhe me probleme të mëdha në prapavijë. Të dy golat që shënuan nga islandezët me shumë se për meritë të tyre erdhën për shkak të gabimeve foshnjërake të mbrojtjes së Kosovës.

Albert Bunjaki hodhi në fushë një formacion sulmues, me dy debutues në 11-shen e parë, Besart Berishën dhe Atdhe Nuhiun. Për thuasje 25 minuta u luajt thuasje në një gjysmëfushë, me Islandën që mundohet të zhvlerësojë entuziazmin e vendasve. Nuhiu mekokë në të 12-ën dha shkëndijën e parë me një gjuajtje qëndrore me kokë, për të ardhur më pas te goditja spektakolare e Valon Berishës që qethi traversën.

Naiviteti në fazën mbrojëse i kushtoi rëndë Kosovës në minutën e 25-të, kur pas një keqkuptimi në krahun e djathtë të mbrojtjes,  Ujkani  reagoi instiktivisht  në momentin e parë nuk mund të bëntë asnjë ndaj goditjes së Sigurdarsson me portën thuasje të boshatisur. 0-1

Një tjetër ndërhyrje naive e Kollollit ndaj Saevarsson e detyroi gjyqtarin të vërshëllente për penallti, me Sigurdson që nuk gaboi përballë Ujkanit.  0-1

Gabimin që bëri me shkaktimin e 11-metërshit Kullolli tentoi ta shlyente me një goditje të fortë nga distanca në të 37-ën,e kontrolluar lehtësisht nga Halldorson.

Kosova e nis pa asnjë zëvendësim dhe me gol pjesën e dytë, por Rrahmani që shtyn topin në rrjetë në shtyllën e dytë ishte në pozicion jashtë loje.

I pafat Besart Berisha në të 52-ën, por në aksionin pasardhës së Kosovës Atdhe Nuhiu iu shkëput mbulimit të mbrojtjes dhe realizoi me kokë pas krosimit të Shalës 2-1.

Dëmtimi i Përdedajt detyron Bunjakin të aktivizojë në të 74 Donis Avdijajn, me një lojtar më shumë për manovrën sulmuese, teksa 10 minuta më parë ia kishte zëvendësuar Rashicën.

Ndërsa në të 83-ëm erdhi momenti i Bernard Berishës, që mori vendin e Besart Berishës.

Asnjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, pasi Islanda e mbrojti me fanatizëm rezultatin, për të siguruar tri pikë të rëndësishme që e ngjitin në vendin e dytë pas Kroacisë. Ndërsa Kosova vazhdon të ndajë vendin e fundit me Finlandën.