Kosova ka nevojë për institute për trajtimin e çrregullimeve të stresit post-traumatik/Modeli Fisnik Ismajli

13.07.2017 23:57:39

Nga Rexhep Kastrati

Një shpërfaqje arrogante e pornopolitikës dhe nivelit tepër të ulët të debatit politik është një biçim polemike ndërmjet Ganimete Musliut dhe Fisnik Ismajlit. Mirëpo, kjo shpërfaqje nuk është e rastësishme, por në kuadër të kontekstit tepër banal të pornopolitikës dhe pornogazetraisë. E shpërfaqur fillimisht ng Milaim Zeka si një arrogancë dhe si shpërfaqje sociopatike, pornogazetaria dhe pornopolitika janë thelluar tepër shumë, sa që janë bërë pjesë të përditshmërisë sonë socio-politike dhe socio-mediale, dhe është tregues i degradimit të çdo niveli dhe kufiri të normalitetit të politikë dhe opinionbërjes në Kosovë. Portale dhe medie të ndryshme pornogazetarinë e kanë burim klikimesh, pasi që nëpërmjet tyre marrin numër të madh klikimesh. Në anën tjetër, pornopolitika jo vetëm në nivel të komunikimit publik, por edhe në nivel të politikëbërjes është shumë funksionale, pasi që politikanë të ndryshëm vihen në kurth me skena pornografike, të cilat pastaj përdoren si shantazh ndaj atyre politikanëve. Po ashtu, politikane të ndryshme joshen në mënyra të ndryshme dhe pasi pranojnë të realizojnë skena të ndryshme pornografike, ndryshojnë edhe bindje politike, por edhe kur është puna për të votuar, votojnë sipas interesave të tjera. Përveç këtyre formave, është edhe një formë diplomatike të pornopolitikës, që ka të bëjë me dërgimin e delgeacioneve të ndryshme jashtë, kur edhe implikohen në skena të ndryshme pornografike. Të gjitha këto, përveç formave të tjera, kanë një ndikim të madh në politikëbërjen në Kosovë, e cila në kontekst të socio-politikës dhe të socio-medialitetit shpërthejnë edhe si shpërfaqje të tilla si në rastin e Fisnik Ismajlit dhe Ganimete Musliut.

Gjatë viteve është bërë një përzgjedhje negative, sipas të cilës nga politika dhe nga mediet janë eliminuar personalitete të rëndësishme dhe janë futur në mënyra aspak demokratike dhe aspak normale injorantë politikë dhe medietikë, duke e thelluar edhe më shumë nivelit banal, injorantë dhe të pornopolitikës dhe të pornogazetarisë. Në aspektin e sociopatologjisë, skena politike dhe medietike është e mbushur me sociopatë, me personalitete të çrregullta, me çrregullime të stresit post-traumatik etj. Është për të theksuar se njerëz që do të duhej të trajtoheshin për çrregullime të stresit post-traumatik, ashtu siç bëjnë shtete të tjera, te ne kanë uzurpuar skenën politike dhe pse jo edhe medietke. Pas luftës së Vitenamit, SHBA-të krijuan institute për trajtimin e ish-ushtarëve që kishin qenë në luftë në Vitnam, për t’i shëruar nga sindromi i Vitnamit, i cili si çrregullim, do të quhet më vonë, si çrregullim i stresit post-traumatik. Tipa si Fisnik Ismaji, Milaim Zeka, komandantë të ndryshëm, ushtarë, por edhe shtresa të gjera shoqërore që u janë ekspozuar formave kriminale dhe gjenocidale, nuk do të duhej të ishin fare më politikë, por do të duhej të trajtoheshin pikërisht për çështje të çrregullimeve të stresit post-traumatik. Ndërkaq, te ne ndodh e kundërta dhe madje këta kanë sociopatizuar edhe politikën, edhe mediet, madje gjendjen sociopatike e kanë kthyer në një gjendje normale të një shoqërie të tërë.