Kosova me 1300 të sëmurë nga skleroza multiple

30.05.2018 14:08:04

Me moton “ bashkë në luftë kundër sklerozës multiple”, sot është shënuar dita botërore e sklerozës multiple.

Me këtë rast, dr. Nexhmedin Shala, drejtor i Klinikës së Neurologjisë dhe nënkryetar i Shoqatës së neurologëve të Kosovës, tha se përmes shënimit të kësaj dite kanë për qëllim të bëjnë sensibilizimin e opinionit dhe vendimmarrësve për luftën kundër sklerozës multiple.

Kaloni pushim të artë në Golden Imperial – 7 Netë – 429€
E SPONSORUAR
REZERVO TANI
Sipas tij, Kosova ka të evidentuar mbi 1300 persona të diagnostikuar me sklerozë multiple, përderisa aktualisht në terapi janë vetëm 100 prej tyre.

Siç thuhet në një njoftim, ai ka thënë se nga skleroza multiple janë të goditura grup-moshat e ndryshme, duke filluar nga mosha 15 vjeçare e tutje.

Dr. Shala, njoftoi se Klinika e Neurologjisë ka staf të mjaftueshëm profesionalë për trajtim të kësaj sëmundje, por nevojitet përkrahje më e madhe në trajtim me terapi.

Skleroza Multiple është sëmundje e sistemit nervor, e cila paraqitet me ankesa dhe dhimbje të ndryshme, të cilat vijnë kohë pas kohe. Ankesat tipike të kësaj sëmundje janë: ligështimi (dobësimi) në duar apo këmbë; ndjenja e të qenit të pirë (shtangur) dridhjet, artikulimi i paqartë dhe pengesa në shikim.