Kosova me rreth 1700 raste aktive me COVID-19

Kosova me rreth 1700 raste aktive me COVID-19

07.07.2020 08:40:41

Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 429 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultuan 195 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive në vendin tonë është 3.703 raste nga 25.674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 79 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 44 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.946 raste, kurse raste aktive 1.678.

IKSHPK kërkon nga të gjithë qytetarët që të respektojnë masat ku përfshihet mbajtja e maskës, e distancës dhe higjiena personale