Kosova më shumë storie e mos suksesit?!

06.03.2021 01:18:13
Skënder MULLIQI
Nuk ka qenë reale të mendojmë së më gardën e vjetër politike , do të inkuadrohemi në Evropën e Bashkuar.Elitat politike që i patëm për 22 vite , nuk ishin të interesuara të punojnë që Kosova ti përmbushë kriterët e BE-së, për levizje të lirë dhe për inkuadrim në këtë organizëm ndërkombëtar.Po të zhvillojmë ndonjë anketë apo referendum , bësoj që shumica janë pro hyrjës në BE-e.Disponimi I qytetarëve ishte për zhvillim , për mirëqenje e demokratizim të Kosovës.Por, kjo për fat të keq nuk ndodhi ashtu . Pritëm shumë gjatë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia . Përjetuam një luftë të tmershme e cila mori shumë jetëra njerëzish, ku u shkatërruan prona dhe objekte të rëndësishme kulturore dhe historike. Sikur I harruam gjitha këto , sikur harruam gjakun e martirëve dhe dëshmorëve të kombit! U sakrifikuan edhe shumë vite të rendësishme për shvillim dhe prosperitet . Na mundën të keqijat, duke pamundësuar që pa turbulenca të mëdha të kalojmë fazën e tranzicionit. Kushtet ishin , por nuk I kishim njerëzit në kohën dhe në vëndin e duhur, që sfidat të bëheheshin më të lehta .Na u shpënzuan 22 vite pa I arritur as për afër objektivat e zhvillimit ekonomik të vendit.Mbetem në lloq më këtë klasë politike e cila gjithë orjentimin e pati për përfitime dhe zhvatje të pronës shoqërore.Na e ulën motivin për punë, na demoralizuan më veprimet e tyre bizare, e lakmitare për pushtet apsolut.A mos janë shumë të kalojnë edhe 22 vite të tjera që Evropa të na kuptojë, për tna i hapur dyert e saja ? Politikanët e kësaj kaste politike të pas luftës , nuk e patën këtë problem.Ata në mënyrë shumë pa meritore , dhe të pa ndëshkuar nga askush , po jetojnë sikur të ishin mbretër. Ata për vete dhe familjët e tyre më të dyja këmbët janë në BE.Sigurishtë së këta nuk dështën që jetën e tyre si në përralla, ta barazojnë më jetën e popullit I cili po jeton keq. Ekzistojnë shumë shëmbuj pse këta njerëz të politikës në vend të vlerave promovuan antivlera.E ban Kosovën më shumë storie të jo suksesit. E bën Kosovën vendin më të izoluar dhe më të varfër në zemër të Evropës.E burgosën pa asnjë të drejtë një popull të tërë. Është shumë e quditshme, që edhe pas gjithë këtyre viteve nuk gjetën unitet për temat e interesit shtetëror dhe interesit nacional. Madje, I shtynë përpara proceset negative politike , sidomos në relacion më Serbinë .Mu për atë edhe Brukseli na i ka mshelur dyertë e anëtarësimit neve dhe shteteve tjera ballkanike .Ka edhe shymë pyetje të tjera të cilat kërkojnë përgjigje adekuate.Një dritare e re për Kosovën dhe qytetarët e saj, po hapët nga forcat e reja përparimtare politike , të cilat po vijnë në pushtet, pas zgjedhjeve plebishitare të 14 shkurtit….