Kosova në grup të vështirë për Euro 2018

13.12.2016 10:59:26

Sot në selinë e UEFA-së në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2018 për Përfaqësueset U-17, ku janë caktuar 13 grupe.

Kosova bën pjesë në Grupin 9, ku janë përfshirë edhe Holanda, Uellsi dhe Hungaria. Ndeshjet kualifikuese të këtij grupi do të zhvillohen në Hungari, më 10, 13 dhe 16 tetor të vitit të ardhshëm.

Kurse, Kombëtarja shqiptare bënë pjesë në Gripin 2, pjesë e të cilit janë edhe Spanja, Kroacia, dhe Lihtenshtajni.

Në këtë fazë të kualifikimeve pjesëmarrjen në Evropian e sigurojnë tetë skuadrat e para të grupeve si dhe shtatë skuadrat e dyta, të cilave në finalet e Evropianit u bashkohet Anglia si organizatore.