Kosova në mes të kombëtareve të mëdha: Kombëtarja më e re sfidon madhështinë e saj

08.09.2019 17:32:43

Sukseset e Kombëtares së Kosovës në futboll janë bërë trend nëpër mediet botërore. Njëra ndër to është edhe Gianluca Di Marzio, gazetari i njohur i Sky Sports Italia.

Di Marzio në uebsajtin e tij ka publikuar një shkrim mjaft emocionues për Kombëtaren më të rë në Evropës, por e cila i ka lënë gojëhapur të gjithë me sukseset që po arrin.

Shkrimi i plotë i tij përshtatur nga lajmi.net:

“Të kontestuar, që pak kohë të lirë, akoma jo të pranuar nga të gjithë, por tashmë djemtë e Challandes ka thuajse 2 vjet që janë të pamposhtur dhe ëndërrojnë Evropianin: kështu futbolli i jep zë një pavarësie të fituar me mund.

Humbja e fundit në garat zyrtare: Portugalia? Qershor 2018. Franca? Qershor 2019. Gjermani? Një ditë më parë. Kosova? 9 tetor 2017. Pastaj gjashtë fitore dhe katër barazime, plus katër rezultate të tjera pozitive në miqësore. Për vite të tëra duke ndjekur realitetin, pastaj duke e kapërcyer atë. Skuadra e Bernard Challandes, e cila mposhti Republikën e Çekisë 2-1, duke u renditur e dyta në Grupin A, vazhdon rekordin e saj. Kombëtarja është njohur nga UEFA dhe FIFA vetëm që nga viti 2016, pas viteve të betejave. Pothuajse gjysma e ekzistencës së saj zyrtare ka kaluar që kur u mposht për herë të fundit.

Si filmi nga Clint Eastwood dhe Morgan Freeman që rrëfyen kthesën e Afrikës së Jugut pas aparteidit përmes ekipit të regbit. Por edhe më shumë dashurojeni armikun tuaj, nga emri i romanit që frymëzoi filmin. Sepse për dallim nga vendi afrikan, fajtor për shtypjen dhe ndarjen racore para se të shfaqej Mandela, Kosova ishte mbi të gjitha një viktimë e historisë. Lufta qe midis viteve 1996 dhe 1999, shkaktoi mbi 10 mijë të vrarë dhe gati një milion të deportuar (nga një vend që sot nuk numëron as dy milion banorë), rrugëtimi i mundimshëm drejt pavarësisë, përpjekjet për të afirmuar qëllimin e arritur vetëm në vitin 2008 (gati gjysma e shteteve anëtare të OKB ende nuk e njohin sovranitetin e saj).

Fuqia emocionale e sportit për të përshpejtuar një proces politik u kuptua mirë nga presidenti historik i Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri. Kombëtarja i ka borxh aq shumë atij, që nga vdekja e tij në qershor të vitit 2018, ekipi të cilin e ‘rriti’ ai ende nuk e njeh fjalën humbje. Megjithë armiqësinë që për fat të keq Valon Berisha dhe shokët e tij janë akoma të detyruar të vuajnë. Qershorin e kaluar, përpara se të luhej ndeshja kualifikuese e Euro 2020 në Mal të Zi, trajneri serb Tumbakovic dhe dy lojtarë  me prejardhje serbe nuk kishin pranuar të dilnin në fushë kundër kosovarëve. Por asnjë polemikë nga ana e djemve të Challandes: ata e bënë ndeshjen e tyre (përfundoi 1-1) dhe një ditë pasi federata malazeze shkarkoi menjëherë trajnerin. Duaje armikun tënd, tani vlen kjo shprehje.

Në këto vite, Kosova ka mësuar të bashkëjetojë në një klimë të mosbesimit dhe pretendim politik të fshehur, përtej kufijve të saj. Tensioni i lartë në ndeshjen Zvicër – Serbi, Kupa e Botës 2018, kishte arritur kulmin me shqiponjën dykrenare të flamurit shqiptar të imituar pas golit të shënuar nga Shaqiri dhe Xhaka e kosovarëve etnikë, si Dzemaili dhe Behrami. Empatia dhe solidariteti nga ana e atyre që megjithatë kanë zgjedhur të vazhdojnë të luajnë për kombëtaren e tyre përkatëse. Jo si Berisha i Lazios, portieri i Torinos Ujkani dhe talenti i Werder Bremen Rashica, të cilët kanë përqafuar kauzën e Kosovës nga Norvegjia dhe Shqipëria. Duke i dhënë topin një vendi dhe duke ndjekur një ëndërr të çmendur, por jashtëzakonisht të përballueshme, të quajtur Euro 2020.

E martë në Southampton, Kosova do të sfidojë Anglinë për herë të parë në historinë e saj të re. Të luash me kryesuesin e Grupit A e për më tepër në shtëpinë e futbollit. Çfarëdo që të ndodhë, djemtë e Challandes tashmë kanë fituar. Por le të mos e themi shumë të fortë: në Prishtinë, ata sapo kanë zbuluar kënaqësinë e të qenurit serioz”.