Kosova nuk do të bëhët mire parase të jemi më të sinqert mes veti në politikë

04.04.2019 10:46:51

Nga: Xun Qetta

Gjendje në Kosovë vërtetë është e rëndë bash në gjitha segmented e jetës normale çfarë do duhej të ishte e që faktikisht nuk është. Në Kosovë kemi deficit të madh dhe të tepruar parasegjithash moral dhe aspak sinqeritet në politikë si bazë për ti bërë kthesat aso çfarë krejt kotë po premtojn partit tona politike të cilat jo vetëm mes veti por as brenda tyre nuk kanë shkallen minimale të sinqeritetit politik, kjo është baza krejtësisht e kalbur për të bërë politikë të shëndosh për vendin tone në krizë. Edhe si e tillë Kosova ka prioritetet e sajë për ta bërë vendin shtet ligjor ku ligji do të veproj mbi imoralitetin politik dhe prapaskenat e tyre tashmë të dala per fushe,. Pa një ndryshim bazë në ketë segment ku në bashkëpunim më miq të verifikuar nderkombëtar do të goditet krimi dhe imoraliteti politik, sinqeriteti nuk ka çfarë bënë në fushën e politikëbërjës në vendin tone. Qenka e rëndë, tepër e rëndë të mos thuhën publikisht të palarat politike të cilat notojn nga klani në klan dhe kështu po djegun njëreitjetrin për ta mbyllur rrugën e ndryshimeve reale ku po i godasin më të mirët dhe të sinqertit e tyre në parti. Kjo klimë politike kam frikë se do na e perserit gjendjën e ndryshimeve formale për ta vazhduar avazin e vjetë politik dhe kështu po bëjn popullin tepër të zhgenjyer për të mos i besuar bash askujt në politikë. Vendi ynë, aktualisht më shumë se kurr është në kufi rreziku jo më Serbinë sa më klane mafish politike të cilat jan të nderlidhgura nga partia në parti siq kam paralajmëruar disa here këtë rrezik permanent për vendin tone. Populli neser mund ta ketë fjalën por jo kushtet e as hapsirën për të besuar e votuar drejtë, gje e cila to ta vret të ardhmën e vendit tone. Kujdesë kah po shkojm më këto praktika veprimi tërësisht në kalbëzim politik.

Prishtinë 04.04.2019