Kosova nuk mund te zaptohet nga shefat e politikës?!

21.07.2020 11:51:06
Nga Skender MULLIQI
Vendi nuk mund të mbahet peng I strukturave te vjetra e korruptive, të cilat janë duke I shkaktuar dëme te mëdha vendit. E ban rrëmujë Kosovën e vogël e më halle të mëdha , kur e gjithë bota i kishte kthyer sytë për ta mposhtur murtajën e këtij fillim shekulli!Rëzuan qeveri e formuan qeveri mbrenda një harku kohëor të shkurtër, midis pandemie pa asnjë përgjëgjësi morale e politike!Thuren skenare te ërrëta për kthimin e fuqisë së humbur politike, duke e rrëzikuar edhe sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit?!Territorët shqiptare u rrudhën edhe pas arritjës së pavarësisë të Kosovës nga Serbia.Dhamë toka Maqedonisë së Veriut, I falëm 8200 hektarë tokë Malit të Zi. Droja e ,madhe e shumicës shqiptare ende nuk ka kaluar së mos po humbim territor edhe më Serbinë?!Kjo për faktin së gjatë është përfolur në opinion , madje rezultuan edhe të vertëta së ka pasur plane nga Vuqiqi dhe Thaqi për shkëmbime territoriale, që janë në dëm të Kosovës.Ndarja e Kosovës është plan I moqëm hegjemonist serbomadh duke filluar nga Dobrica Qosiqi , e mbrapa, deri të garnitura e re në pushtet të Serbisë.Hedhja e një projekti të tillë serbomadh, nuk duhet të pranohet në asnjë mënyrë nga Prishtina zyrtare në bisedimet e rifilluara më Beogradin zyrtar.Qeverisë Hoti iu ka veshtirësuar puna edhe më shumë kur dihet së nuk është qeveri e shumicës shqipare në parlament.E ka veshtirë të zgjatë puna e qeverisë pas gjithë këtyre situatave përqarëse të skenës politike.E fundit ajo që mund të ndikon në qendrueshmërinë e saj vepruese politike, është së presidenti, Hashim Thaqi, që ka ndihmuar formimin e saj, pas ngritjës së aktakuzës nga Gjykata Speciale, duket së ka filluar më ia kthyer shpinën Avdullah Hotit. Veq kan fillaur qarjët politike Qeveri-Presidencë, kur Thaqi ishte në Hagë duke u marr në pyetje. Zor do të jetë që të kemi ndonjë marrveshje fatlume më këtë konfiguracioan politikë, dhe më gjithë keto probleme politike e ekonomike më të cilat është mbërthyer Kosova. ’Ngatrrestarët” nese me lejohet të thuhet kështu, janë treguar Thaqi dhe Mustafa, të cilët për ambicie të tyre politike , e prun vendin para situatave të vështira. Këta dy shefa të politikës zatën deri më sot edhe arritën të dirigjojnë shumë qka në Kosovë?! Na orkestruan politika hileqare e agresive të cilat e kan futur vendin në spiralën e krizës më të madhe institucionale të pasluftës.Na prunë në një situatë kur diplomacia serbe na u bë supreme në rajon, e dihet së sa viktima dhe dëme materjalle ia shkaktuan Kosovës.E zbehen shumeë imazhin e Kosovës si shtet para botës. Imazhi I presidencës dhe imazhi i Kosovës po vazhdon të zbehet më shumë më mbajtjën e postit të presidentit, nga ana e Hashim Thaqit, duke tentuar të mos e lejon rënjën e tij politike.Më udhëheqës politikë të shkapëderdhur , Kosova mund të zhytet ne të keqija edhe më të mëdha. Për të sanuar këtë gjendje të mjerë politike dhe të rrjedhave ekonomike, ishte dashur të shkohet në zgjedhje të reja , edhe pse të kushtueshme e monotone. Kjo do të ishte ndoshta prova e fundit e demokracisë në Kosovë…?!