Kosova përkujton viktimat e 11 shtatorit

10.09.2016 14:36:00

Një akademi përkujtimore, në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001, kundër Kullave Binjake në New York do të mbahet nesër në Prishtinë.

Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kjo akademi do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, Kulturës e Sportit në Prishtinë, të dielën.

Kjo është agjenda e plotë e aktiviteteve:

11:00 Ulja e flamurit amerikanë (në sheshin Bill Clinton) në gjysëmshtizë nga Garda e nderit të Policisë së Kosovës.

11:05 Parakalimi i zjarrfikësve të Prishtinës me sinjalizime të ndezura.

12.00 Akademi përkujtimore në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

12:00 – 12:05 Hymnet e Kosovës dhe ShBA-ve.

12:05 – 12:20 Fjala e kryeparlamentarit z. Kadri Veseli.

12:20 – 12:25 Fjala e Agim Rexhepit nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”.

12:30 Ekspozitë me fotografi nga ngjarja e 11 shtatorit 2001 në SHBA dhe aktivitete të shoqatës për këtë datë. Vendi: Pallati i Rinisë Kulturës dhe Sportit në Prishtinë.