KOSOVA PO LUFTON PASOJAT POR JO EDHE BURIMIN E TË KEQES!

23.10.2019 16:51:14

Nga: Ahmet Asani

Në Kosovë të gjithë flasin për krimet e luftës, për Gjykatën Speciale, për SHIK-un, për listat e zeza, për vrasjet para gjatë e pas lufte – të gjithe flasin për pasojat por askush nuk flet për shkakun! I tërë populli sikur në hipnozë kolektive flet vetem per ata që bënë krime por askush nuk flet për shkakun – për ideologjinë dhe misionarët ideologjik monistë që në fakt janë burimi i gjitha të këqijave!

Po harrohet se gjithë kundërshtarët e pluralizmit demokratik, gjithë kundërshtarët e liderit demokrat Ibrahim Rugova, kundërshtaret e organizimit institucional e profesional të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, gjithë ata që qenë kundër Perëndimit e Amerikës, nuk i kishte lindur nëna shqiptare të tillë, por ishte dikush që i bëri të tillë ndër vite!

Megjithate në krahasim me Shqiperinë, populli i Kosovës është me fat që në Kosovë s’paku pasojat e të keqes do të luftohen! Në Shqipëri nuk ka asnjê shpresë për drejtësi, atje nuk po luftohen as pasojat e as shkaku – burimi i të keqes! Shumica e atyre që për gjysëm shekulli burgosën e vranë shqiptarë pa gjygj, tanimë janê të vdekur! Kanë mbetur të gjallë vetëm disa pleq e plaka si puna e të vejës së diktatorit, për të cilën thuhet se ishte më e pamëshirshme se vet diktatori Enver Hoxha. Në Shqipëri nuk guxoi askush ti hapte dosjet e krimeve komuniste, nuk pat e nuk ka gjygj që heton veprimtarinë kriminale të PPSH-es, sepse e majta komuniste i fut flakën Shqiperisë!

Kundêr vendosjes së drejtësisë, kundër gjetjes së eshtrave të mijëra viktimave të komunizmit në Shqiperi janë edhe Beogradi e Moska, sepse me zbulimin e krimeve në Shqipëri do te zbulohen edhe krimet dhe eshtrat e mijëra shqiptareve tê zhdukur në Kosovë, Maqedoni e vise, si dhe të miliona njerëzve të pafajshem ne shtetet tjera te Europës! Kosova, rajoni dhe gjithë njerëzimi do të çlirohen vetëm atëherë kur të keqes ti mbyllet burimi – e kjo është ideologjia monisto-komuniste!

Në Kosovë është krijuar një frymë dhe momentum historik kur edhe po të duam të falim dike, nuk mundemi edhe pse e dihet mirë që shumica e atyre që kryen krime në fakt janë viktima të manipuluara të ideologjisë vrastare monisto – komuniste! Kosova në fakt është duke u marr me pasojat e jo me shkakun dhe shkaktarët e gjendjes në të cilën jemi! Për gjitha krimet e karakterit ideologjik me të cilat po merret sot Kosova mund dhe duhet të shtrohet pyetja: a duhet të gjykohen vetëm ata që vranë shqiptarë shkaku i bindjeve ideologjike apo edhe mësuesit e tyre misionarê të kësaj ideologjise vrastare moniste?!

Ku janë sot misionarët e monizmit që me dekada indoktrinuan rininë shqiptare në Kosovë, Maqedoni e viset tjera, ata që bindēn gjenerata të tëra të rinjë shqiptarë që të urrejnë e vrasin per pushtet vëllezërit e tyre shkaku i bindjeve demokratike pluraliste? Ku janë tani ata dhe kush duhet të merret me pergjegjësitë e tyre dhe nevojën për riprogramim e nderdijës së tyre të mykur moniste?!*

Ku janë këta misionarë të territ që nuk e panë të arsyeshme asnjëherë të rrëfehen, që nuk e thanë asnjë fjalë për dëmin që ia bënë kombit?! A ndjejnë përgjegjësi këto njerëz për nxënësit e tyre?! A ndjejne përgjegjësi kur i shohin pasojat e mësimeve të tyre moniste?! Si e ndjejnë veten këto kreatura monisto-staliniste kur shohin që e turpëruan kombin dhe vlerat e luftës, kur shohin nxënësit e tyre duke u denuar nga drejtësia nderkombëtare?! Po këta mëkatar që duhet të përgjigjen për krimet e bëra ndaj vëllezërve të tyre, a kanë menduar ndonjëhetë ti therrasin deshmitarë edhe mesuesit e tyre dhe të kërkojnë para drejtësisë që atyre t’u prehen gjuhet e tyre helmuese moniste?

A mund të ndërtohet e ardhmja e Kosovës dhe e gjithë Shqiptarisë pa i detyruar të rrëfehen para gjygjit të popullit këta misionarë të së keqes kombëtare e njerëzore?! Pse hesht shoqëria kur të gjithë e dijmê ku ndodhen sot, çfar bëjnë dhe cili është demi që janë duke na përgaditur këto kreatura të papërmirsueshme moniste!
Fat është që sot në anën tonë e kemi Amerikën dhe pjesën më të madhe të vendeve perëndimore, sepse planet komuniste kanë qenë që Kosovën dhe shqiptarët t’i merrte Serbia, Rusia dhe Dreqi!

• Falemnderimi i takon Zotit, Amerikës, Ibrahim Rugovës, luftëtarëve të lirisë dhe gjithë patriotëve të vërtetë shqiptarë që kurrë ideologjitë e fetë nuk i nxorrën para kombit!

#vërejtje: të njejtat pyetje e shqetësime mund të shtrohen edhe për klerikët ekstremistë që i bindën e nxitën të rinjtë shqiptarë të shkojnë ne Siri, për të vrarë njerëz në emër te religjionit!