Kosova pranohet në DoCoMoMo

03.10.2016 09:24:42

‘Prishtina Architecture’ ka njoftuar se Kosova është pranuar në organizatën ‘Documentation and Conservation of Modern Movement, e cila është organizata më e madhe në botë që merret me mbrojtjen, promovimin dhe konservimin e lëvizjes moderne

DoCoMoMo e cila ka mbi 140 antare (dege shteterore & partner institucioal) ane e mbarr botes zyrtarisht pranoi degen e Kosoves ne kongresin e saj qe u mbajt ne shtator ne Lisbone.

“Krijimi i DoCoMoMo’s ne Kosove dhe pranimi i saj ne DoCoMoMo International do te thote shume per mbrojtjen e arkitektures moderne ne Kosove e cila deri tash se voni ne pergjithesi eshte neglizhuar nga institucionet dhe publiku” thot Bekim Ramku, udheheqesi i DoCoMoMo Kosova.

Nismetaret e deges se DoCoMoMo’s ne Kosove para disa muaj perfituan grantin prestigjioz nga Getty Foundation “Keeping it Modern” per draftimin e planit konzervues per Biblioteken Kombetare te Kosoves, objekt ky i cili edhe perfaqeson me se miri arkitekturen moderne ne Kosove.