Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi për intensifikim të bashkëpunimit

Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi për intensifikim të bashkëpunimit

24.10.2017 10:29:49

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, priti në takime të ndara atasheun e mbrojtjes së Shqipërisë, kolonel Ahmet Leka, si dhe oficerët e lartë nga Ministria e Mbrojtjes të së Malit të Zi, kolonel Zoran Boshkoviq këshilltari i ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi ​dhe nënkolonel Zivko Rakoçeviq.

Takimet e ministrit Berisha me oficerët e lartë nga Shqipëria dhe Mali i Zi u zhvilluan në frymën e bashkëpunimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Pritja e ministrit Berisha për oficerët e lartë nga Shqipëria dhe Mali i Zi u zhvillua në kuadër të pjesëmarrjes së diplomatëve ushtarakë në Konferencën ,,FSK dhe Partnerët’’, e cila mblodhi atashetë ushtarakë të vendeve partnere të akredituar në Kosovë dhe rajon.