Kosova siguron 100 milionë euro nga FMN-ja

14.03.2017 11:11:36

Miratimi i rishikimit i mundëson Kosovës qasje në 100 milionë euro shtesë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar e ka miratuar rishikimin e dytë dhe të tretë të programit (Stand-By Arrangement) SBA me Kosovën.

Kjo është bërë e ditur nga komunikata e lëshuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Miratimi i  rishikimit i mundëson Kosovës qasje në 100 milionë euro shtesë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Me këto 100 milionë euro, do të arrihet disbursimi i rreth 172 milionë eurove bazuar në marrëveshjen Stand By me FMN-në.

Me miratimin e dy rishikimeve, Bordi i FMN-së e ka miratuar kërkesën e Qeverisë së Kosovës për të zgjatur marrëveshjen aktuale Stand By deri me 4 gusht 2017 për të lehtësuar vazhdimin e reformave dhe për të lejuar kohë të mjaftueshme për vazhdimin e reformave strukturore.

Për miratimin e dy rishikimeve, do të mbajnë një konferencë për media ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë Ruud Vermeulen.