Kosova të bashkohet suksesit të rajonit përmes dialogut të udhehequr nga...

Kosova të bashkohet suksesit të rajonit përmes dialogut të udhehequr nga BE

24.03.2020 15:34:43

Kancelarja Merkel dje ka shfaqur mbështetjen e saj për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Mbështetja e Kancelares Merkel vije në një kohë kur pritet emërimi i dërguarit të veçantë për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Këto zhvillime bëhen në sfondin e një intensifikimi të vëmendjes politike të BE-së për të përkrahur arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshëm për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë e cila do të hap rrugë për anëtarësim në BE”.

“Rritja e interesit politik të BE-së për avancimin e dialogut Kosovë-Serbi është në përputhje me angazhimin e shtuar të BE-së, dhe SHBA-ve, në Ballkanin Perëndimor pas arritjes së Marrëveshjes së Prespa-së dhe shtyrjes së reformave të pa precedenta në sistemin e drejtësisë në Shqipëri me qëllim të nisjes së negociatave të anëtarësimit në BE. Sot, Këshilli i Bashkimit Evropian për Çështje të Përgjithshme ka vendosur të hap negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimi i sotëm është dëshmi e fuqisë politike të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe vulos orientimin strategjik të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE” thuhet në komunikatën e Institutit EPIK.