Kosova “trazon” Ballkanin, Rama zbardh telefonatën me SHBA: Më thanë…

31.01.2019 18:19:57

Gjatë seancës së sotme parlamentare, debate midis Edi Ramës dhe Sali Berishës nxori në pah edhe faktin se kryeministri ishte duke pritur një telefonatë zyrtare nga Amerika.

Në interpretimin e Berishës, në këtë telefonatë Ramës do t’i komunikohej fundi i qeverisë së tij për shkak edhe të skandalit të “ABI Bank” për të cilën ai tha se drejtohet nga Linda Rama, bashkëshortja e shefit të qeverisë.

Por, Rama u përgjigj me pyetje, duke i kërkuar Berishës të përgjigjet nëse e kalon dot oqeanin për të shkuar në SHBA.

Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria,rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë,që të mbyllë konfliktin historik.Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë