Kosova tronditet nga ngjarjet kriminale

30.06.2018 23:53:19

Në raportin e policisë brenda 24 orëve në territorin e Kosovës janë regjistruar një sërë ngjarjesh krimininale duke përfshirë dhunën në familje,posedim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Rasti më i rëndë i dhunës brenda familjes vjen nga Rahoveci.

Një nënë ka goditur fëmijën e saj të mitur 3 vjecar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

I mituri është dërguar për tretman mjeksor ndërsa nëna e tij me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Vushtri është raportuar po për një tjetër rast të dhunës në familje ku bashkshorti ka sulmuar fizikisht bashkshorten duke i shkaktuar lëndime trupore ,ka marrë vajzën e tyre katër vjecare dhe është larguar nga vendi.

Rasti është raportuar në Prokurori dhe është nën hetime

E një rast ka ndodhur ne Fushë –Kosova. Atje 3 persona kanë sulmuar një tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore ,rasti është paraqitu në polici dhe 3 të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

E në Dragash është raportuar një vjedhje e rëndë me vlerë monetare rreth 5.000 €.

Vjedhja ka konsistuar në marrjen e një sasie të konsiderueshme të stolive të arit.

Rasti është paraqitur në polici por deri tani nuk ka patur të arrestuar.

Ndërsa rasti i fundit ka të bëjë me sulm të rëndë fizik.

Tre të dyshuar meshkuj kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-shqiptar dhe nuk i kanë bërë pagesën për shërbimin e tyre me taxi nga Rozhaja ne Pejë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore,ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Këto janë vetëm disa nga ngjarjet kriminale të ndodhura vetëm në harkun kohor prej 24 orësh.

Ndërsa nga policia e Kosovës bëhet me dije se branda 24 orësh janë arrestuar 30 persona të dyshuar.

foto: arkivi