Kosova U19 i merr pikë Rusisë

13.11.2019 17:16:22

Kombëtarja e Kosovës U19 ka marrë një barazim historik kundër Rusisë U19, në ndeshjen e fazës së parë kualifikuese për Euro U19.

‘Dardanët’ e rinj janë pjesë e grupit të 5 kualifikues të fazës së parë, që po mbahet në Uells.

18 vjeçari Adonis Aliu në minutën e 11’, kaloi Kosovën në epërsi prej 0-1.

Kombëtarja ruse barazoi në 1:1 menjëherë në minutën e 12’.

Kosova pati një mundësi të mirë shënimi në minutën e 86’, kur qëlloi shtyllën.

Deri në fund të ndeshjes, rezultati mbeti i pandryshuar. Rusia 1:1 Kosova.

Ndeshja e radhës e Kosovës është pas tre dite kundër Kombëtares së Polonisë, e cila ka mposhtur 3:0 Uellsin