Kosova vendoset në listën prioritare të vendeve antare të eurpolit

Kosova vendoset në listën prioritare të vendeve antare të eurpolit

14.12.2017 18:15:42

Lajmi është bërë i ditur nga zëvendës drejtori i përgjithshëm për siguri në BE, Olivier Onidi gjatë një takimi sot me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj, ku mori pjesë edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Vendosja dhe aprovimi i Kosovës në listën e prioritare nga shtetet anëtare dhe aprovimi nga ana e Bordit Menaxhues të EUROPOL-it ka ardhur edhe si rezultat i punës së vazhdueshme që MPB në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ILEC-un, MPJ-në dhe Zyrën e Kryeministrit, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministri Sefaj shprehi përkushtimin e tij për të luftuar në çdo formë të mundshme terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm si dhe çdo lloj kërcënimi për sigurinë shtetërore, krimeve të të gjitha llojeve e posaçërisht atyre trans-kufitare.