Kosova zë vendin e parë për fotografi, në mesin e 31 shteteve konkurruese në Preshevë

26.11.2017 20:14:02

Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë “PreFoto”, u mbajt mbrëmë në Preshevë, ku në mesin e qytetarëve, kishte dhe fotograf të shumtë të cilët erdhën nga vende të ndryshme të botës. Edicioni I shtatë I këtij konkursi kishte mbledhur për herë të parë dhe përfaqësuesit e ministrive të kulturave asaj të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ministria e Kulturës së Kosovës, u premtoi qytetarëve prezent mbështetje edhe më të madhe në vitet e ardhshme!

Disa për të përkrahur, disa për të vizituar dhe disa nga pjesëmarrësit  ishin garues, ata u vlerësuan nga juria profesionale ne përbërje të: Arbes Fusha nga Shqipëria, Vladimir Jovanovski nga Maqedonia dhe Mumin Jashari nga Kosova.

Çmimi i parë shkoi për Kosovën, me fotografinë e fotografit Bleron Çaka.

Vendi i dytë i takoi Moldavisë me fotografinë “On the way to the market” , Anatolie Poiata.

Vendi i tretë iu nda, Willem Halbach nga Holanda me fotografine “ Between concrete”.

Anëtari i jurisë, prof. Arbes Fusha ka thëne; “ Në mesin e shumë fotografive të mira, ne juria ishim të mendimit të përbashkët se këto fotografi duke u bazuar në kriteret e fotografisë merituan të përzgjidhen.”

Stafi I PreFotos se bashku me jurinë, çmimin special ja ndanë fotografit nga Turqia, Musa Talasli me fotografinë “After an earthquake”.

Dhe çmimin inkurajues, fitoi Iliada Ndoci nga Shqipëria.

Stafi i PreFotos, të rinjtë që organizuan, thanë se; shpresojmë që deri ne edicionin e 100-të, të gjithë shtetet të familjarizohemi dhe bashkë të punojmë për te mirat, kualitetet e fotografisë dhe për vendin siç është Lugina.”