Kosovare Rrustemi zgjedhet asambliste komunale në Zvicër

21.05.2017 15:41:06

Kosovare Rrustemi është zgjedhur asambliste komunale e Derendingenit në kantonin e Solothurnit në Zvicër

Në zgjedhjet e sotshme mbajtur në këtë kanton për asamblenë komunale të Derendingenit shqiptarja nga Zhegra e Gjilanit, Kosovare Rrustemi, zgjedhet me një numër solid votash deputete komunale, njofton Klan Kosova

Ajo është shqiptarja e parë dhe e vetmja deri më tani e zgjedhur asamabliste në Solothurnit

Në një prononsim të saj menjëherë pas shpalljes së rezultateve, ajo tha që ndihet e lumtur se krahas mbështetjes së votuesve Zviceranë, nuk i mungoi as mbështetja e shqiptarëve.