Kosovarët paguajnë 50 euro për ta kaluar më shpejt kufirin e Serbisë

31.07.2016 14:32:51

Marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë kanë hasur në veshë të shurdhër nga pala serbe.

Në sezonën e verës, janë bashkëatdhetarët ata që ballafaqohen me kolonat e gjata nëpër kufij.

Ata që kanë pasaporta të Kosovës duhet të pajisen me një dokument kur hyjnë në Serbi, ndërsa kur të dalin duhet ta dorëzojnë po të njëjtin, shkruan Indeksonline.

Kjo edhe po i shkakton kolonat e gjata në kufij.

Rasti i fundit po del të jetë kolona 23 kilometërshe e gjatë në kufirin Hungari-Serbi.

Një nga lexuesit e Indeksonline ka dërguar një foto ku shihen veturat duke pritur në rend. Ai ka sqaruar se është një shofer i një kompanie transporti dhe se sot ka pritur me orë të tëra për ta kaluar kufirin për shkak se kolona ka qenë e gjatë 23 kilometra.

Për dokumentin të cilin duhet ta kenë kosovarët, ai ka thënë se bashkëatdhetarët u paguajnë policëve serb deri në 50 euro vetëm që të pajisen me të dhe të kalojnë më shpejtë.

Se Serbia i zvarrit kosovarët në kufij është e ditur edhe nga raportimet e Indeksonline që bën nga kufiri në Merdarë