Kosovarët po blejnë akoma produkte online nga Kina

07.03.2020 19:24:02

Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës kanë ndaluar mallrat që dyshohet se bartin virusin e ri, Covid-19, të cilat kanë origjinën nga Kina.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2018, Kosova ka eksportuar mallra në Kinë në vlerë prej rreth 1.4 milionë euro, derisa ka importuar në vlerë prej rreth 312 milionë euro.

Në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës, thonë se produktet të cilat janë ndaluar të hyjnë në Kosovë nga Kina, janë kryesisht prodhime me origjinë shtazore.

Megjithatë të dhënat e Doganës se Kosovës për janarin e këtij viti tregtojnë se blerjet nga Kina kanë qenë të mëdha.

Lajmi.net ka parë se blerjet online nuk kanë të ndalur nga Kina.

A.S, i cili porosit produkte online shpesh nga Kina, tha se vazhdon të blej akoma produkte nga ai shtete.

“Së fundmi me është vonuar një pako e vogël. E kam porosit diku në janar, më ka ardhur në fillim të kësaj jave. Zakonisht porosia vjen për rreth një muaj”, tha ai, derisa tregon për lajmi.net dhe pakon e porositur.

Në Doganën e Kosovës, kanë thënë se rënia e importit nga Kina, ku e dhe e ka origjinën koronavirusi i ri Covid-19, është vërejtur në blerjet online. Nëse krahasohet periudha e njëjtë e vitit të kaluar me periudhën e këtij viti, sipas tij, vërehet se ka rënie të blerjeve online nga Kina deri në 35 për qind.

Përveç Kinës, ku edhe ishte burimi i virusit të ri, edhe në rreth 50 shtete tjera, janë regjistruar mijëra raste me koronavirusin e ri. Në Kosovë, nuk është paraqitur ende asnjë rast me këtë virus, nderkohe tashmë këso rastesh janë identifikuar në shtete fqinje.