Kosovari vret gruan në prezencë të fëmijëve

20.06.2017 18:31:38

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin Graz në Austri, ku një shtetas austriak me prejardhje nga Kosova, ka vrarë bashkëshorten e tij.

Agjencia austriake e Lajmeve APA, shkruan se alarmi në polici ka ardhur rreth orës 5:30, ndërkohë që patrulla e policisë ka mbërritur në vendngjarje ka gjetur trupin e pajetë të gruas.

Raportohet se 25-vjeçari, një shtetas austriak por me prejardhje shqiptare, i është dorëzuar patrullës së policisë pa bërë rezistencë.

Mësohet se në momentin e krimit, në banesën ishte djali 5-vjeçar i viktimës si dhe vajza tremuajshe e çiftit.