Kosovë-Kroaci, angazhohen 1200 forca policore, në gatishmëri dhe një helikopter

06.10.2016 17:21:10

Ndërsa kombëtarja e Shqipërisë do të luajë në transfertë ndaj Lihtenshtejnit në orën 20:45 të mbrëmjes, në të njëjtin orar në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, përfaqësuesja e Kosovës do të ndeshet me Kroacinë.

Në prag të kësaj sfide duket se të gjitha përgatitjet kanë shkuar si duhet, ndërsa policia garanton mbarëvajtjen normale të takimit duke angazhuar gjatë ditës së sotme rreth 1200 efektivë, nga RENEA dhe FNSH.

Gjithashtu mësohet se gjatë zhvillimit të ndeshjes në gatishmëri për monitorim nga ajri do të jetë edhe një helikopter i policisë.

Mësohet se ditën e sotme Drejtori i përgjithshëm për Sigurinë, Qato është takuar edhe me përfaqësuesit e UEFA-s ku i ka garantuar mbarëvajtjen normale të këtij takimi eliminator për Botërorin Rusi 2018.