KOSOVË NËSE… Vargje nga Fatime Kalimashi

21.01.2021 11:33:53
KOSOVË NËSE…
Kosovë nëse të qaj mu shterrshin sytë
Nëse të harroj mos pafsha dritë
Nëse nuk shkruaj për ty mu thaftë dora
Nëse nuk flas për ty heshtja më mallkoftë
Për ty foleja ime e dashur e ngrohtë
Kosovë nëse këndoj për ty zëri mu shtoftë
Dheu yt i bardhë trupin kur të ma mbulojë
N’tokën e përgjakur shpirti t’më pushojë
Në ty foleja ime e bukur fole e ngrohtë
Në ty deri atëherë dua krenare të jetoj
Kosovë nëse për ty shkruaj qofsha e bekuar
Historinë tënde në gur kam për ta shkruar
Dhe një ditë kur të vdes të iki nga kjo botë
Vargjet e poetes të qahen me shpirt e lotë
Folenë tënde Kosovë që ta deshi aq fort
Kosovë nëse nuk vdes për këtë flamur
E për ty të gdhendem krenare në gur
Ditën kur zemra pushon e dheu më mbulon
Me trup do të shuhem me shpirt do të jetoj
Por foleja ime përjetë e fortë do të qëndrojë
Unë si dallëndyshe një ditë do të kthehem
Në Kosovën time aty do të prehem
Dhe eshtrat do të më pushojnë në qetësi
As për Parajsën s’do të të ndërroja ty
Ti djepi im i parë ti djepi im në përjetësi
19. 1.2021
FK
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar dhe jashtë