Kosovë/ Poezi nga Lejla Hoti

18.09.2019 20:06:17

KOSOVË

Sa rëndë tingëllon sot fjala
e këngë zogu nuk dëgjohet
veç zë kukuvajkash
në mbremjet e vona
vaje ……
vaje në vazhdim
ikën dallëndyshet
u treten larg
nga vend i im
në vend të buzëqeshjeve
e neoneve shumëdritë
roletë e erretë dritareve u bjere
Tis i zi
tokë e qiell tmerron…
fjala ikje, braktisje, vrasje
varferi kudo tingëllon…
Asgjë me e bukur si dikur
në Kosove

Veç nëna e baballare
të harruar në shpi
s ka ma rini
s ka ma bukë për të tjerë
poletikajt kollarezavarr
të gjitha i përveçesuan
pasuri pafundë
për nipa e mesa
denbabaden krijuan
Popull i thjeshtë të jetojë në varferi

O Zot
Edhe pak ditë
ata edhe ajrin do ta  ndalojnë
dorë e vrazhdë
në fyt sa rëndë shtrëngon
Emri Kosovë
Në fyt na mbet
djersë e huaj
pse s’vret
Pse s’vret !