Kosovës nuk i duhet gjendja nga Llogori në Llogor ?!

08.09.2019 15:22:37

Nga Skënder MULLIQI

Kosova sikur po futët në një gropë të thëllë ?!Thënë shkurt, shtetin tonë të ri, pa fajin e askujt tash, po e groposim vetë, si është më së keqi. Jemi duke I legjitimuar me votë në pushtet njerëzit e njejtë krejt pasluftën, thua së nuk ka mbetur kush për ti zëvëndësuar ?! Në vend që të dënohen për punën e keqe të tyre , dhe të përgjigjen edhe para organëve të drejtësisë si keqpërdorues të pozitës pushtetare, ne sikur të ishim nga Afrikë , po i ligjitimojmë sërish të tillët. Po e bëjmë jetën e keqe, dhe aq më keq së nuk po dimë, as nuk po duam të dalim nga një situatë e tillë! Dhe, kjo po na ndodhë edhe për faktin së më shumë së gjysma e popullatës , sikur nuk po dëshiron ta di të vërtetën e gjithë kësaj meseleje! Këtë monotoni e krijuam vet, dhe shih nga monotonia e përditshmërisë së hidhur zor po u vdiska. Grushte vdekje prurëse është duke marr arsimi, shëndetësia … Pa drejësia po na gjën edhe në rrugë e locale nga kokainat , prostitucioni… Sikur po lëngojmë nga ndonjë sëmundje e pashërueshme.Kosova është bërë vendi më shumë më pamje të shëmtuara , më urrejtje të ndërsjella, rrena , sharje të rënda… Na është sëmuar edhe I gjithë sistemi , më shumë së ata që po lëngojnë më sëmundje të rënda. Gjithnjë e më shumë po ngjajmë në një shoqëri të qrregullar apo të dëmontuar. Kjo fletë së të ne, kan arritur të notojnë edhe bukur shumë ekstrakte ndër më të ulëtat njerëzore.Primitivizmi ka kapluar çdo pore të jetës dhe të punës.Shërimi I frustrimit ndoshta kolektiv , është vështirë të bëhët.Jemi duke e huqur jetën më ka krejt. Kështu vjen puna kur nuk sanksionohen rëndë gabimet e bëra, pa marre parasysh kush është në pyetje.Të bëhëmi të drejtë, nuk mund të kemi fjalë shumë të mira për pushtetet, të cilat u tregaun grabitqare, të pa dinjiteteshme dhe të pa moralshme politikisht.Nuk mund të flasë askush mirë për ata që nuk po ju lëshojnë rrugë ndryshimeve aq të nevojshme pozitive në Kosovë. Po na servirin propagandë të tmershme sikur në kohë lufte. Nuk kam për qëllim askënd për ta lënduar. Jemi duke u zhytur në baltë të gjallë…! Sikur ngadalë ka filluar të instalohet logjika serbe , së shqiptarët e mos dëgjueshem , duhet larguar nga vendi, të vihen madje edhe në gjendje urie (Renegati- Ali Shukriu)…?!Veq po na mungon ajo që nuk po quhemi – terrorista. Në fund të kësaj kolumne, nuk dua të bëhëm pjesë e “ komentit” për diqka jo serioze , po vërtetë nuk jemi në një situatë, që ti japim vetit luksin shumë të tepruar , së gjërat qenkan duke na shkuar si është më së miri ?! Nga Logori në Logor, kjo gjendje e tmershme ,Kosovës martire nuk ish dashur ti ndodhë më asnjë çmim…?!