Kouchner: Veriu do të mund të shkaktonte luftë të re në Kosovë

19.02.2018 22:13:52

Ish-kryeadministratori i UNMIK-ut në Kosovë pas lufte, Bernard Kouchner ka folur për të gjitha zhvillimet në vend duke filluar që nga viti 1999.

Ai ka thënë  se veriu ka mbetur i ndarë, pasi nëse do të tentohej të merrej aso kohe, do të mund të shpërthente një luftë e re.

‘‘Ka mbetur i ndarë, pasi nuk kemi dashur një aksion ushtarak që do ta sillte sërish luftën. Pasi ka qenë një zonë gjeografisë së Kosovës që mbetej jashtë kontrollit, ani pse ne kemi mundur të shkonim atje’’, ka thënë Kouchner, që ishte i ftuar sonte në Klan Kosova.

Ai tutje ka thënë se qëllim i bashkësisë ndërkombëtare ka qenë që të mos nisej ndonjë luftë tjetër, kështu e la të nënkuptohej që ndarja është bërë me qëllim që të mbahen më larg njëri-tjetrit serbët dhe shqiptarët, duke përsëritur më pas se ‘qëllimi i bashkësisë ndërkombëtare ka qenë që të mos niste një luftë tjetër’.

Kouchner ka folur më pas për urrejtjen që ka parë nëpër Kosovë në mes të serbëve dhe shqiptarëve, duke thënë shkrurt se ‘kur kam parë masakra, aty kam parë urrejtjen’.

Ndryshe, Kouchner foli sot edhe për pavarësimin e Kosovës, të cilën gjë tha se nuk e ka bësuar në fillim

Ish-kryeadministratori i UNMIK-ut foli edhe për rapotet me politikanin serb që u vra në Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Kouchner theksoi se dëshiron ta dijë kush e vrau Ivanoviqin, dhe që kryerësit e këtij akti të dalin para drejtësisë.

Tutje ai gjithashtu deklaroi se Kosova duhet tu jap më shumë hapsirë evropianëve se amerikanëve.