KQZ kërkon mbështetje teknike nga OSBE-ja për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në veri (Dokument)

05.06.2017 13:23:29

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar ndihmë nga misioni i OSBE-së në Kosovë lidhur me organizimin e zgjedhjeve në komunat veriore.

 

KQZ në letrën drejtuar OSBE ka kërkuar këshilla teknike për Komisionet komunale të zgjedhjeve si dhe mbështetje teknike për Këshillat e vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve.

Daka: Fletëvotimet do të jenë të njëjta edhe në veriun e Kosovës (Video)

Nga  Burime brenda KQZ-së thuhet se një kërkesë e tillë vjen për shkak të situatës akoma të brishtë në komunat veriore të Kosovës.

KQZ po ashtu ka kërkuar nga OSBE që të gjitha aktivitetet që do të ndërmerren në fushat e cekura të jenë në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe vendimet e KQZ-së.