KQZ : rezultati nga 91.24% e votave të numëruara

12.06.2017 11:21:53
Deri më tani janë numëruar 91.24% e votave

Koalicioni PDK-AAK-Nisma prin me 220.809 vota apo 34.59%,  Lëvizja Vetëvendosje është e dyta me 170.694 vota apo 26.74%, ndërsa Koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka 165.127 vota apo 25.86%.

Është bërë e ditur se rezultate preliminare do të dalin sot pasdite, ndërsa rezultate përfundimtare do të publikohen pas dhjetë ditësh.