KQZ: Rinumërohen 506 vendvotime nga 530 sa janë paraparë

23.10.2019 20:13:04

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në ora 16:00 janë rinumëruar 95 për qind të vendvotimeve të cilat ishin paraparë për rinumërim.

“95 për qind kanë përfunduar deri në orën 16:00, apo 506 nga 530”, tha ai.

Rinumërimi i këtyre vendvotimeve ka filluar javën e kaluar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. KQZ mori këtë vendim pas rekomandimeve të bëra nga Qendra për Numërim dhe Rezultate se në këto vendvotime ka pasur probleme kryesisht teknike.

Ndryshe pas rinumërimit të këtyre vendvotimeve, pritet të numërohen votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.