KQZ rinumëron kutitë e Tiranës

13.07.2017 12:46:15

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, po zhvillohet rinumërimi i disa kutive të votimit të qarkut të Tiranës.

Deri tani është mbyllur numërimi i qendrës së votimit 1558/1, që i ka dhënë PDIU-së një votë plus.

Gjithashtu është mbyllur numërimi i qendrës së votimit 2113, ku sërish PDIU ka siguruar një vote plus.

Qendra numër 1587/1 i ka dhënë ndërkohë dy vota plus partisë së kryesuar nga Shpëtim Idrizi.

Ndërkohë, kuti të tjera të rinumëruara, pas pretendimeve të kësaj partie për parregullësi, kanë rezultuar në rregull.