KRASNIQI MOHON SE DO TË JETË KANDIDAT PËR KRYEPARLAMENTAR

05.08.2017 22:55:18

Dilema të shumta janë krijuar lidhur me kandidimin e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, për postin e kryeparlamentarit. Të përfolur ishin Memli Krasniqi e Enver Hoxhaj, në rast se Kadri Veseli tërhiqet nga kandidatura.

Mirëpo një mundësi të tillë e ka mohuar i përfoluri Memli Krasniqi. Në një prononcim për Indeksonline, Krasniqi të tilla etiketime i ka quajtur spekulime.

‘’ Këto janë vetëm spekulime të pastra’’, është shprehur ai.

Ndryshe, kreu i kësaj partie Kadri Veseli gjatë një interviste për medie, kishte deklaruar se është i gatshëm të tërhiqet nga kandidatura për kryetar të Kuvedit, në rast se Vetëvendosje e LAA e votojnë Qeverinë ‘’Haradinaj’

Mbetet të shihet se kush nga PAN-i, do ta zë ulësen e kryekuvendarit. Nuk dihet nëse këto vendime janë marrë dje në mbledhjen e kryesisë së PDK-së.