Krasniqi: Në VV kishte akter që donin të niste në Kosovë lufta civile

11.01.2018 23:48:48

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, që jeton në Amerikë, ka vendosur që të flas për përçarjet e fundit në VV.

“Lëvizje Vetëvendosje ka pasur qëllim të mira, por në anën tjetër ka pasur edhe akter që donin të fillonte një luftë civile në Kosovë. Akterët e jashtëm kanë pru shumë para. Vetëvendosja nuk e ka pa, nuk e ka ditur këtë. Armiqtë tonë shekullorë, akterët e jashtëm kanë derdhë miliona euro që kjo të ndodhë dhe të acarohet situata në Kosovë:, ka thënë Krasniqi.

Ai, siç transmeton Express, ka thënë se këta akter kanë dashur ta përdorin Vetëvendosjen që qëllimet e tyre të arrihen dhe te ketë tensione në Kosovë.