Zëvendësministrit i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Mevludin Krasniqi ka njoftuar se kurrikula e re do të zbatohet nga 1 shtatori në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës.
“Besoj shumë, angazhimi i të gjithëve bashkë, është rruga drejt suksesit, për të sotmen dhe të nesërmen më të mirë të nxënësve e fëmijëve tonë!”, ka thënë Krasniqi.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq, mësimdhënës, nxënës, drejtor të DKA dhe të shkollave, nga sot po hapet një EPOKË E RE për arsimin e vendit tonë.
Pas një pune të gjatë të Ministrit z.Arsim
Bajrami, kolegëve të MASHT-it , e shumë zyrtarëve tjerë ekspert vendor e ndërkombëtar, pas përmbylljes me sukses të pilotimit, trajnimit 6 mujor të mbi 9000 mësimdhënësve, sot u nënshkrua udhëzimi administrativ Zbatimi i Kornizës Kurrikulare.
Kurrikula e re do të zbatohet nga 1 shtatori në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës.
Besoj shumë, angazhimi i të gjithëve bashkë, është rruga drejt suksesit, për të sotmen dhe të nesërmen më të mirë të nxënësve e fëmijëve tonë!