Krejt çka ndodhi në protestën e sotme në përkrahje të Hardinajt (Foto)

04.03.2017 16:10:07

Mijëra protestues janë mbledhur sot në sheshin”Skenderbeu” në Prishtinë në përkrahje të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë në bazë të një fletarresti të shtetit serb.

Në protestën e sotme, para qytetarëve të mbledhur nga të gjitha trevat e Kosovës dhe përfaqësuesve të partive politike të opozitës dhe pozitës, është kërkuar nga shteti francez që të lejojë kthimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt në Kosovë, raporton Telegrafi.

Folësit në këtë tubim, William Walker, Mujë Rugova, Jakup Krasniqi, Shpend Ahmeti, Daut Haradinaj…, në fjalimet e tyre i dhanë mbështetje të parezervë Ramush Haradinajt dhe konkluduan se mbajtja e tij në Francë më shumë ka të bëjë me motive politike sesa me akuza për të cilat lideri i AAK-së është shpallur i pafajshëm nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë.

Më poshtë përmes fotografive ju sjellim gjithë atë që ndodhi në protestën e sotme në Prishtinë.