Krenarë për Ushtrinë!

14.12.2018 13:56:42

Nga Melihate Termkolli

Në rrethanat më të vështira në të cilat jemi gjendur historikisht, ushtri e Kosovës ishte gjithë populli i saj. Si institucion i organizuar shtetëror, ushtria jonë i ka bazat që nga Kushtetuta e Kaҁanikut, 1990, me të cilën u formua Ministria e parë e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës dhe fillet e para të organizimit ushtarak institucional për të vazhduar deri në luftën ҁlirimtare me formimin e Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës, ҁlirimin nga okupatori serb dhe vendosjen e trupave të NATO-s në Kosovë më 1999. Sot formojmë ushtrinë tonë, si institucion i shtetit të pavarur, forcë ushtarake mbrojtëse për të gjithë qytetarët tanë, për shtetin, për lirinë, për stabilitetin në Kosovë, rajon e më gjerë. BE duhet të shqetësohet për ushtrinë dhe politikën e Serbisë ndaj Kosovës dhe rajonit e cila edhe më tutje është ushtri dhe politikë gjenocidale e pa denacifikuar. Ҫdo kundërshtim për ushtrinë e Kosovës mund të merret si pajtim me politikën gjenocidale të Serbisë. Sot është ditë krenarie për Kosovën, për popullin tonë, për shtetin tonë, për miqtë tanë. Qytetarë të dashur, urime ushtria e Ibrahim Rugovës e Adem Jasharit, e Luan e Ramush Haradinajt, e Zahir Pajazitit, Ilir Konushevcit, Agim Ramadanit e Sali Ҫekajt e Ahmet Krasniqit, e Bushit, Klintonit, Blerit, Merkelit, e NATO-s. Zoti e bekoftë Ushtrinë e Kosovës! Zoti e bekoftë Amerikën!