Krerët në moshë të një partie që predikon moralin islam e model e kanë Erdoganin, zihen duke bërë seks në veturë (Video)

01.09.2016 22:36:13

Dy politikanë marokenë, të Partisë për Unitet dhe Reformë, janë kap të shtunën e kaluar teksa bëjnë seks në veturë, në një plazh të shtetit.

Por, nuk është fjala për çfarëdo seks-skandali, sepse 63-vjeçari Moulay Omar Benhammad dhe 62-vjeçarja Fatima Nejjar janë pjesëtarë të partisë konservatore islamik, transmeton Telegrafi.

Partia e tyre, që ndjek modelin dhe parimet e partisë së Recep Tayyip Erdoganit në Turqi, predikon tërë kohën moralin shpirtëror dhe pastërtinë trupore.

Për më keq, ata me këtë akt kanë bërë edhe tradhti bashkëshortore.

Moulay është burrë i martuar, babë i shtatë fëmijëve, ndërsa Fatima është e ve – nënë e gjashtë fëmijëve.

Ata tash do të dënohen me së paku një vit burg.

/