Kreu i CIA-s në Tiranë për sigurinë dhe terrorizmin, takon Ramën e Nishanin

07.12.2016 19:30:45

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, CIA, John Brennan vizitoi sot vendin tonë, ku zhvilloi takime me përfaqësues të shtetit dhe qeverisë për të diskutuar një sërë çështjesh.

Sipas një njoftimi të Ambasadës Amerikane, në qendër të takimeve që Brennan ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bujar Nishani, ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe drejtues të komunitetit të inteligjencës, kanë qenë çështje të sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, dhe të tjera të karakterit dypalësh.