Kreu i PD-së, Basha mesazh për samitin e Diasporës: Çdo vit mijëra shqiptarë po e braktisin vendin prej qeverisë Kreu i PD-së, Basha mesazh për samitin e Diasporës: Çdo vit mijëra shqiptarë po e braktisin vendin prej qeverisë

19.11.2016 15:42:57

Kreu i PD-së Lulzim Basha u ka drejtuar një mesazh bashkëatdhetarëve tanë që janë mbledhur në Tiranë për samitin e Diasporës. Basha shprehet në mesazhin drejtuar samitit se nuk e kishte të mundur që të bashkëbisedonte me ta, pasi organizatorët e tij i kanë bërë ftesë vetëm për mbrëmjen gala e jo për takimet dhe seancat që zhvillohen.

“Do të kisha dashur shumë të kisha ndarë mendimet nga afër me ju në tryezën e diskutimeve dhe të rrahjes së ideve, por e vetmja mundësi që organizatorët e samitit më dhanë është t’ju përshëndesja në mbrëmjen gala që qeveria ka planifikuar për nderin tuaj. Duke qenë se e kam të pamundur të marrë pjesë në këtë mbrëmje gala, po ndaj me ju publikisht, me përunjësi disa mendime të miat”, shkruan Basha në mesazhin drejtuar bashkëatdhetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë.