Kreu i Shërbimeve Doganore në Rusi jep dorëheqje për shkak të korrupsionit

28.07.2016 13:14:33

Kreu i Shërbimeve Doganore në Rusi Andrei Beljaninov ka dhënë dorëheqje disa ditë pasi hetuesit kanë kontrolluar shtëpinë e tij duke gjetur dollarë të fshehura në kuti të këpucëve.

Belojaninov ka vendosur që pas kësaj kontrolle të jap dorëheqje, teksa kryeministri rus Dimitri Medvedev ka pranuar sot dorëheqjen tij,shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.

Faqja e internetit të qeverisë ruse ka publikuar sot një dekret të nënshkruar nga Medvedev pas dorëheqjes së tij.

Hetuesit fillimisht kishin hyrë në shtëpinë e tij si pjesë e një hetimi në kontrabandën e alkoolit ndërsa kanë rezultuar me gjetjen parave të fshehura.