Krijimi i opinionit per ndarje te territorit te Kosoves nga Presidenti Hashim Thaqi eshte gje e shemtuar

12.08.2018 18:20:55

Nga: Fadil Kajtazi

Ka vene ne pa nje te vertete se ai me se paku ka hise ne krijimin e shtetesise se Kosoves edhe pse e ka bere gjoksin grope duke thene “une”. Kjo do te mbetet vetem tentim per diversion kunder shetesise se Kosove, sepse gjerat qe dikush i nderton me sakrifice nuk merr iniciative aq lehet per t’i dhuruar nje pale tjeter. Krejt ky aktivitet i Presidentit shkon ne dobi te armikut te Kosoves Vuqiq i cili ka nevoje per ta rikuperuar figuren e tij parara bashkesise nderkombetare, per ta krijuar nje figur nga djalle ne engjull, dhe per ta menaxhuar krizen ne Serbi e cila eshte para shperthimit.
Gjeja me e mire ne kete fatkeqesi eshte Thaqi President! Thaqi kryetar i PDK do t’i shkaktonte diversion me te rrezikshem Kosoves. Tani qe PDK nuk kontrollohet dhe nuk ndikohet nga Thaqi do te jete ndalese e aktiviteteve subversive te Presidetit. Por gjeja me e embel do te jete reagimi i atyre qe Kosoven e ndihmuan te behet shtet. Heshtja e tyre eshte me qellim te konsumimit te personalitetit te Thaqit per te rritur madheshtine e tyre ne veprimin e ardheshem. Kosova eshte shtet i pavarur i njohur me kufi te njohur nderkomtarisht.