‘Krim i përsëritur’/ Denoncimi: Ka helm në gjithë shkollën në Fier, nxënësit të traumatizuar

04.03.2020 12:12:17

Krim të përsëritur shtetëror e ka quajtur sot kryetari i degës së PD-së, në Fier, Luan Baçi, ngjarjen që na ndodhur sot ne gjimnazin “Janaq Kilica” të qytetit, ku 30 nxënës janë dërguar me urgjence në spital me shenja helmimi dhe probleme në frymëmarrje.

Duke postuar pamje nga gjithë sa po ndodh në këtë shkolle të mesme, përfshire nga paniku dhe frika, ai shkruan në faqen e tij nëe Facebook se “Përsëri jeta e nxënësve të shkolla Janaq Kilica në rrezik. Helm në gjithe ambjentet e shkollës, nxënës që ikin me urgjence ne spital”.

“I bej thirrje qytetareve te Fierit prinderve të nxënësve, te rrezikuar nga pergjegjshmeria e te pa pergjegjshme qe te marrin ne dore fatet e femijve te tyre Ne na kane ne krahe”– shkruan me tej ai.

Ndërkohë, përfaqesuesi i PD, Enkelejd Alibeaj, është nisur në Fier për të parë nga afer gjendjen dhe per te denoncuar pergjegjesit e helmimit te perseritur te nxenesve brenda 10 ditesh.