Kristal Abazaj transferohet tek Anderlecht

16.04.2018 21:07:41

Kristal Abazaj është lojtari më i ri i klubit gjigant belg, Anderlecht. Sulmuesi i Luftëtarit ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare, me opsion zgjatjeje edhe për dy vite të tjera. Lajmi është konfirmuar si nga klubi belg, ashtu edhe nga vetë sulmuesi, në një kontakt me Supersport.

“Jam shumë i lumtur që do të bëhem pjesë e Anderlechtit, një klub shumë i madh, ku do të kem mundësi të zhvillohem. Mezi pres të filloj eksperiencën time me ta”, deklaroi Abazaj për Supersport.

Vetë Abazaj ishte sot në ambientet e klubit belg, ku firmosi kontratën me drejtuesit e skuadrës, ndërsa fotot zyrtare u shpërndanë edhe në faqen e Facebook-ut të Anderlechtit.