Kritikat e para nga OSBE-ODHIR: Votime familjare. Aktivistët politikë ndërhynë tek zgjedhësit

26.06.2017 15:41:33

Në të parën deklaratë të dhënë sot, misioni i OSBE-ODHIR ka numëruar gjithë problemet që shoqëruan procesin zgjedhor dhe atë të numërimit deri tani.

Shefi i misionit theksoi se dita e djeshme ka qenë e ngarkuar vëzhgimesh, pati raporte nga mediat dhe thashetheme, por nënvizoi se “Dita e djeshme ishte më pak e nxehtë sesa koha”.

Delegacioni, i cili përbëhet nga 7 eurodeputetët ku mes tyre është edhe Eduart Kukan vuri në dukje gjetet e para që kanë konstatuar nga gjithë procesi i deritanishëm.

“Pati ndërhyrje nga aktivistë partiakë. Procesi i numërimit u vonua në shumë vende. Transparenca nuk ishte gjithmonë e garantuar. Zgjedhjet u zhvilluan në kontestin e ndryshëm zgjedhor si nga PS dhe PD.

Marrëveshja që u arrit në 18 maj lejoji që PD të caktonte ca poste kyçe ne qeveri. Ndryshimet ligjore nuk u reflektuan në kohë. KQZ operoi në mënyrë transparente me sesionet publike në vijim të marrëveshjes politike. Kishte mungesë konsultimesh për ndryshimet ligjore”, – tha përfaqësuesi i misionit të OSBE-ODIHR.