Kritiku grek i artit analizon filmin “Dita zë fill” të Gentian Kocit

20.12.2018 22:34:05

George Papaisov

Gentian Koçi, regjisori shqiptar, fitues çmimesh tek filmi i shkurtër dhe për dokumentarë, hap dyert e kinemasë së filmit artistik, të gjatë. Me dekor kryeqytetin shqiptar të ditëve të sotme dhe me skenarin e vet, ai sjell në plan të parë dëshpërimin njerëzor, atë të gruas-nënë, e cila nuk ka fat nën këtë diell. Automjeti, që është I domosdoshëm për mbijetesë, është I boshatisur, pa asnjë pikë karburanti dhe është vendosur në pikën më të lartë të rrugës. Që nga ajo pikë, lihet I lirë me një sistem frenimi- që është morali- totalisht të shkatërruar; I lirë drejt katastrofës me një kurs shpejtësie të pandalshëm.

Është dyshimi që të lind filmi I Kocit dhe që e bën edhe më të veçantë atë; ti nuk e di nëse e mbështet planin e heroinës apo je kundër saj. Interesantja në këtë film është se kjo grua-nënë e re nuk kryen krim me vlerësimin moral të kushteve. E moshuara- e sëmurë për të cilën ajo kujdesej tek shtëpia e saj, vdiq dhe kjo grua është me një foshnjë në duart e saj, pa çati, para, partner dhe punësim.

Ajo e varros plakën e vdekur në një mur dhe, pasi I ofron marrëdhënie intime postierit, merr pensionin shtetëror të së vdekurës dhe qëndron në shtëpinë e saj, njësoj si të ishte ende e gjallë, e moshuara. Krimi I saj vlerësohet si I tillë ekskluzivisht vetëm nga sistemi, I cili reagon vetëm kur e kupton se dikush e vjedh atë në ndonjë farë mënyre. 30-vjecarja Leta (Ornela Kapetani- e jashtëzakonshme), jeton bashkë me djalin e saj një-vjeçar në një apartament të vogël, të marrë me qera, në rrethinat e kryeqytetit shqiptar të Tiranës.

Ajo ka lënë disa qera të papaguara dhe pronari është gati ta nxjerrë jashtë. Leta është e punësuar e Arianës, që ka një gjendje të mirë ekonomike, dhe kujdeset gjatë ditës për nënën e saj të dergjur në shtrat, 80-vjecaren Sofia (Suzana Prifti- shumë e mirë), e cila është e lidhur vazhdimisht me një makineri artificiale frymëmarrjeje. Kjo punë është për Letën, një punë me kohë jo të plotë dhe paratë nuk janë të mjaftueshme për t’ia dalë.

Pronari I apartamentit të saj e paralajmëron sërish për qeratë e papaguara dhe Ariana papritur, I deklaron Letës se I duhet të shkojë në Francë, që të shpëtojë martesën e saj. Për kujdesin ndaj Sofisë gjatë turnit të natës, Ariana punëson Olën, një vajzë të re, në vitin e fundit të studimeve të saj për infermieri. Leta ndihet e kërcënuar nga ky punësim I ri. Disa ditë pas largimit të Arianës, Leta mbërrin herët në mëngjes tek shtëpia e Sofisë dhe e habitur gjen në apartament Olën bashkë me shokun e saj, ndërsa Sofia e dergjur në shtrat merr frymë me vështirësi, pasi kishte hequr maskën e oksigjenit. E sëmura, e moshuar do që të vdesë dhe I kërkon Letës që ta lërë, por Leta nuk mundet. Asaj I duhet të rrisë e vetme një fëmijë dhe kjo punë është me rëndësi jetike për të. Pronari I apartamentit, si përfundim e nxjerr Letën jashtë dhe kjo e fundit duke mos patur se ku të shkojë, spiunon tek pronarja vajzën e re që kishte sjellë dashnorin në shtëpi. Ola pushohet nga puna dhe Leta punësohet me kohë të plotë. Tani puna e saj ka një pagesë më të mirë dhe ajo ka se ku të banojë. Fatmirësisht duket se Sofia e shijon prezencën e foshnjës dhe fillon të përmirësohet, ndërsa jetojnë të tre së bashku. Gjërat shkojnë mirë deri kur Ariana vritet në Francë, në një aksident automobilistik dhe burri I saj është në koma.

Leta nuk guxon t’ia thotë këtë lajm të frikshëm, Sofisë. Nga ana tjetër, Ariana nuk ia kishte kaluar rrogën. I vetmi burim parash është pensioni I Sofisë që dorëzohet nga postieri me para në dorë, çdo muaj pasi kontrollon gjendjen shëndetësore të Sofisë. Leta duhet ta mbajë gjallë Sofinë me cdo kusht, nëse do që të mbajë këtë jetë të re; por, kur Sofia zbulon vdekjen e vajzës së saj, ajo e humbet dëshirën për të jetuar dhe vdes. Leta, e shqetësuar për të ardhmen e tyre dhe me frikën se do rrinë pa çati, e muros kufomën dhe ia del ta mashtrojë postierin për pensionin. Klaustrofobike, atmosfera e 39-vjecarit Gentian Koçi.