Kriza politike në Shqipëri dhe tensionet ndëretnike në Maqedoni po rrezikojnë ballkanin, tha ministri i punëve të jashtme të Italisë

04.05.2017 10:59:56

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Angelino Alfano ka thënë se Ballkani po rrezikohet nga kriza politike në Shqipëri dhe tensionet ndëretnike në Maqedoni.

Një tjetër zonë ku kemi intensifikuar kontrollet dhe vëmendjen është gadishulli ballkanik: në ditët e fundit, (veçanërisht me zhvillimet shqetësuese në Maqedoni dhe kriza e zgjatur politike në Shqipëri) ka pasur sinjale serioze të përkeqësimit të marrëdhënieve mes venddeve të Ballkanit Perëndimor.

“ Ka një rigjallërim të retorikës nacionaliste dhe euroskepticizmit me një ndikim negativ jo vetëm në dinamikën e brendshme politike, por më në përgjithësi në marrëdhëniet ndërshtetërore në rajon”.

Kjo ishte deklarata e Ministrit të Jashtëm të Italisë, Angelino Alfano, në një seancë para komisioneve të përbashkëta Punëve të Jashtme të Dhomës së Deputetëve dhe Senatit mbi zhvillimet kryesore në fushën e sigurisë dhe ndërkombëtare të politikës, raporton lapsi.al

“Në këtë fazë – tha ai – ne duhet të mbajë hapur perspektivën e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i ndihmuar ata në rrugën e tyre, ne duhet të vazhdojmë t’i ndihmojmë ata në mënyrë paralele për të çuar përpara procesin e integrimit rajonal. Të dy këto objektiva do të jetë në fokus të Samitit të Ballkanit Perëndimor në kuadër të ashtuquajturit Procesi i Berlinit që Italia do të presë në Trieste më 12 korrik të vitit të ardhshëm”.

Italia është treguar e vëmendshme ndaj krizës politike në Shqipëri, por edhe e kujdesshme në lidhje me qëndrimin e saj.

Deklaratat e ministrit të jashtëm tregojnë se me sa shqetësim e sheh Roma përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, ç’përmasa ka marrë ajo dhe ç’rrezik përbën për vendin dhe rajonin, që gjithashtu po përballet me probleme të mëdha.