Kroacia do të bllokojë Serbinë drejt BE-së, nëse vazhdon me retorikën e Millosheviqit

31.07.2016 20:09:11

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Miro Kovaq, ka thënë se autoritetet serbe duhet të largohen nga gjuha që përdorte Sllobodan Millosheviqi.

Kovaq ka shtuar se Zagrebi nuk do ta lejojë Beogradin të mbyllë kapitujt 23 dhe 24 me BE-në, në rast se Serbia vazhdon retorikën e njëjtë kundrejt shtetit kroat, shkruan Shekulli.

Ministri kroat tha se Kroacia as nuk do ta lejojë Serbinë të përparojë për në BE, nëse nuk ndryshon qëndrimet e saj.